Mungon prej kohësh, Enca rikthehet me një lajm të mirë

Enca ka një vit që nuk ka nxjerrë asnjë këngë të re që nga hiti i saj i fundit “Suavele”. Ndjekësit ia kanë ndjerë mungesën, por më në fund kemi një lajm të mirë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Enca ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm. Ajo ka publikuar një foto në Instastory krahas së cilës ka shkruar “Këngë të reja nga Enca së shpejti?”, shoqëruar me emojin e një bombe.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe Enca është treguar shumë aktive në rrjete sociale.