‘Respekt maksimal’, Gentian Zenelaj rrëfen fillimet e Kiara Titos në televizion

Moderatori Gentian Zenelaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku mes të tjerash foli për fillimet e Kiarës në televizion.

Ai tha se asokohe Kiara sapo ishte kthyer nga Italia dhe nisi të punonte në emisionin e tij si velinë. Genti shtoi se ka shumë respekt për moderatoren.

“Duke shfrytëzuar audiencën tuaj, Kiara ka qenë një bashkëpunëtore e jona në emision, sa ishte kthyer nga Italia në atë kohë, një vajzë si shumë të tjera që kanë punuar me mua dhe me Sajamirin. Unë kam respektin maksimal për të”, tha ai.