Plot surpriza, meteorologu Hakil Osmani bën parashikimin e motit për ditët e para të muajit maj

Hakil Osmani nga metoalb bën me dije se java e parë e këtij muaji do të jetë me mot të paqëndrueshëm ku do të ketë dhe reshje shiu.

Sipas tij kjo javë parashikohet që në pjesën më të madhe të saj të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. Gjithashtu do të kemi prezente dhe lagështinë e ajrit. Herë pas here do të kemi dhe reshjet e shiut prezente.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës tha se parashikohet që të kemi një përmirësim të motit duke nisur që nga dita e premte dhe gjatë fundjavës duke bërë që të kemi alternime vranësirash e kthjellimesh.

Ditën e sotme temperaturat do të jenë të larta duke bërë që vlerat maksimale të ngjiten dhe në 26-27 gradë celsius.

Ndërsa ditën e nesërme temperatura do të jenë mbi 5 gradë celsius.

Pritet që dita e mërkurë dhe dita e enjte të sjellë temperatura në 21 dhe 22 gradë celsius. Java e parë e këtij muaji parashikohet që të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, shira të izoluar dhe rënie temperaturash.