“Unë s’mund të qeshja më me të pas fjalëve që tha”/ Efi flet për debatin me Luizin: Ai s’di të… (Video)

Në një intervistë të zhvilluar brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother në Top Albania Radio, Efi ka folur në lidhje me marrëdhënien me Luizin.

Ajo tha se ai nuk di të kërkojë falje kur bën gabim.

Në lidhje me përplasjen me të, ku këngëtari i përmendi faktin se ajo vjen nga “Për’Puthen”, Efi tha se unë doja t’ia tregoja limitin, se pas atyre fjalëve që tha, unë s’mund të qeshja më.

Pjesë nga intervista:

Efi: Unë jam shumë e vetëdijshme që Luizi është shumë emocional, dhe flet shumë për gabimet e tij dhe ka dhe një gjë të keqe që nuk të kërkon as falje. E ka të keqe që hnuk tërhiqet, që këtë edhe ia kuptoj. E thashë edhe dje që s’kam asnjë inat, dhe thjesht dua t’i tregoj jo vetëm Luizit, por edhe të tjerëve që deri këtu. Nuk mund ta kalosh këtë gjë, dhe nuk mund të qeshim pas këtyre fjalëve.

Problemi është që kanë mbetur edhe 6 ditë, dhe unë e kam thënë nuk dua as të debatoj, dua mundësisht të tregoj anën time më të mirë.