“Në momentin e vrasjes po luante bilardo por…”/ Gazetarja zbardh detaje tronditëse nga ekzekutimi i Nikulajt: Si i nxorën zbuluar lëvizjet e vrasësit

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill.

Hoxha deklaroi se çelësi për zbarhdjen e këtij krimi ishin lëvizjet e britanikut Harry simpson, i cili kishte rolin e informatorit për lëvizjet e Nikulajt. Hoxha tha se ai ka qenë personi i cili arriti të mblidhte informacione për biznesmenin, pasi informatorët e tjerë kishin dështuar.

“Simpson ishte personi që arriti të merrte informacione për lëvizjet e Nikulajt, teksa personat e tjerë dështuan. Fillimisht ai qëndroi në hotelin e Nikulajt një natë, më pas ai shkon në një hotel tjetër.

Ai fillon të lëvizë ngado dh këto lëvizje e ndihmuan policinë, natyrisht pa dëshurën e tij por policia nga ai gjeti provat para. Në momentine krimit, Simpson ka qenë duke luajtur bilardo me një të afërm të Nikulajt. Pas vrasjës ai shfaqet i panikosur dhe largohet menjëherë nga vendi. Kjo ngjalli dyshimet.”- tha Hoxha.”- tha Hoxha.