Evi Kokalari ka dy fjalë për Luiz Ejllin: As për Xhozin nuk e bënte dot e ta mbante gojën mbyllur dreqi e marrtë?

Aktivistja Evi Kokalari duket se është përfshirë me situatën e Bif Brother VIP Albania, pasi Luiz Ejlli një prej banorëve tregoi historinë e tij të jetës, ku nuk ka harruar të përmend lidhjen e tij me vajzën e Jozefina Topallit.

Teksa tregonte historinë e tij, Luizi nuk tha shumë të fjalë të mira për Jozefinën a po për të dashurën e tij, por në një moment të vështirë të jetës së tij ai tha që i vetmi që i hapi ishte Benet Beci, kandidati i sotëm për Bashkinë e Shkodrës nga radhët e PS-së.

Kokalarit i ka bërë përshtypje ky koment nga ana e tij dhe se shkruan: “Ky Luizi as për Xhozit nuk e bënte dot e ta mbante gojën mbyllur dreqi e marrtë, apo dhe Xhozi për Benetin do votojë?”

Reagimi i i plotë

Ky Luizi as për Xhozit nuk e bënte dot e ta mbante gojën mbyllur dreqi e marrtë, apo dhe Xhozi për Benetin do votojë?

Se seriozisht, këto ditë s’po kuptoj më gjë, ku mbaron PDja, dhe ku fillon PSja? Nuk shoh limite partiake dhe ideologjike fare.