Publikohet fotoja e viktimës në Shkodër, 51-vjeçari u vra me armë zjarri brenda banesës së tij

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen 51-vejçarit Petrit Vuksani në Shkodër.

Sipas policisë, Vuksani është gjetur i pajetë në banesën e tij pasi ishte qëlluar me armë zjarri në lagjen “Tom Kola”.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Petrit Vuksani jetonte në Angli, ndërsa në Shqipëri qëndronte prej një muaji.

Deri më tani ende nuk është i qartë shkaku i vrasjes së 51-vjeçarit.