I kishte dhënë banesën me qira, Petrit Vuksani u ekzekutua me armë zjarri nga familjari i tij (EMRI+FOTO)

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku mbeti i vrarë 51-vjeçari Petrit Vuksani.

Burime për mediat bëjnë me dije se Vuksani është qëlluar për vdekje nga personi që i kishte dhënë shtëpinë me qira shtetasi me ininciale Lekë Vuksani, i cili rezulton të ketë dhe lidhje familajare me viktimën.

Në momentin e ngjarjes Vuksani ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa autori raportohet se ka hyrë në pallat dhe më pas në shtëpi duke e qëlluar disa herë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Shkodrës, pranë varrezave katolike. Petrit Voksani kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e krimit të rëndë.

Ne foto: Viktima Petrit Vuksani