Kapet ‘mat’ me shumën e majme dhe ‘të bardhë’ në kamion, merret vendimi për shqiptarin. E nxjerr zbuluar…

Këtë të martë është arrestuar një shqiptar në Itali, pasi u kap në flagrancë me 6 kg kokainë dhe 3000 euro cash.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke drejtuar një kamion, i shoqëruar nga një shtetas rumun.

Në momentin e ndalimit për një kontroll rutinë nga policia, efektivët vunë re nervozizëm, çka bëri që të ushtronin një kontroll fizik.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në serdiljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash.

Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.