E rëndë në Vlorë, 47-vjeçari plagoset me thikë pas sherrit për një telefon

Një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur mesdiën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Kapelja në Vlorë ku dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë mbeti i plagosur 47-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije për mediat.

Këta shtetas janë konfliktuarm e njëri-tjetrin për një telefon dhe më pas 47-vjeçari është qëlluar me thikë.

Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit të qytetit, ndërkohë policia ndodhet në vendin en gjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.