Del FOTO/ Ky është qiraxhiu që i mori jetën 51-vjeçarit në Shkodër

Është publikuar foto e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani në Shkodër.

Mësohet se vrasësi është Lekë Vuksani, i cili jetonte me qira në banesën e viktimës.

Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm1 muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli. Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.

Mësohet se autori pasi e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, është larguar në drejtim të paditur. Në të gjithë zonën përreth janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.