Me shpejtësi skëterrë përmbyset mjeti, dalin pamjet nga vendngjarja. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e shoferit

Aksident i frikshëm në Vlorë. Një automjet tip ‘Benz’ me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga.

Si rrjedhojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin duke goditur fillimisht pjesën anësore të rrugës më pas një kosh mbeturinash dhe më pas ka përfunduar e përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar fatmirësisht me disa lëndime, ndërsa është transportuar në spitalin e Vlorës. Pritet që policia të zbardhë të tjera detaje për aksidentin.