Nëna e 3 fëmijëve e zhdukur prej ditës së djeshme. Emri

Familjarët e 30 vjeçares, Mimoza Arapi e cila prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me ta, ende nuk kanë asnjë kontakt me mamanë e tre fëmijëve.

Ata bëjnë me dije se bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në Itali duke punuar, është shumë i shqetësuar.

Ata shtojnë po ashtu se një person u ka telefonuar pas lajmeve për zhdukjen e të resë, duke u thënë se e ka parë Arapin në Vlorë.

“Ai po pret në telefon, po qan. Ajo ka komunikuar dje për herë të fundit në orën 11:30. Më pas nuk kemi pasur asnjë kontakt. Kemi bërë denoncim edhe në polici. Na kanë thënë se e kanë parë në Vlorë tani. Na tha një person që nuk na e dha emrin. Vetëm na tregoi se e kishte parë një një lagje dhe se i kishte kërkuar telefonin atij për të na telefonuar ne. Pasi u dhanë lajmet, na mori ky personi”- u shprehën familjarët.