Robert Aliaj më në fund shuan kuriozitetin e të gjithëve, zbulon përse i lyen thonjtë të zinj

Robert Aliajn gjithmonë e kemi parëë me thonj të lyer me manikyr të zi, por asnjëherë nuk e kemi ditur arsyen apo simbolin e këtij detaji.

Së fundmi Aliaj ka shpjeguar simbolin e rëndësishëm që fshihet pas këtij detaji. Ai ka thënë se prej kohësh mban unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi, si ngjyra e shqiponjës.

“Unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, e kam marrë shumë si simbolikë.

Këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.

Thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe”,-ka sqaruar Robert Aliaj në Klan Tv.