Aksidenti me dy të plagosur në Lezhë, zbardhen detajet e frikshme

Janë zbardhur detajet e para të aksidentit të ndodhur këtë të premte rreth orës 15:00, ku një çift turistik serbë janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore pasi morën lëndime të shumta kur një makinë përplasi në lëvizje e sipër motorin me të cilin ata udhëtonin.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se aksidenti ndodhi për shkak se grupi i motoristëve tentoi të parakalonte makinën që ndodhej para tyre por në parakalim janë futur dy motorë në të dy anët e lëvizjes dhe drejtuesi i auto veturës, duke tentuar të shmangë motorin që ishte futur për të parakaluar në anën e majtë, ka përplasur motorin tjetër që ishte futur paralelisht në anën e djathtë.

Goditja që mori ka bërë që drejtuesi i motorit të humbë kontrollin duke u rrëzuar.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet ndërsa drejtuan edhe lëvizjen e trafikut të rënduar menjëherë pasi ndodh aksidenti.