Aksident i rëndë në Sauk/ Urbani përplaset me automjetin, plagosen 6 persona, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Saukut pranë rrethrrotullimit të “TEG-ut”, ku një urban është përplasur me një automjet.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se urbani i linjës së “Petrelës” është përplasur me një automjet tip “Audi” i cili po qarkullonte në atë aks.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona, 5 gra dhe një burrë, ku ky i fundit thuhet se është në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia, ndërkohë dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë parakalimi i gabuar i “Audi-t”