Pas daljes nga BBV, Kristi shkon të takojë striptisten që i mbeti fiksim

Gjatë festës së beqarisë së Luizit, Kristi u mahnit pas një striptisteje bjonde me të cilën kërceu gjithë natën e madje shkëmbyen një puthje.

Kur vajzës i duhej të largohej, i tha Kristit të takohen pas Big Brother dhe ai pranoi.

Mbrëmjen e djeshme Kristi ka qenë për darkë me Jorin dhe rrugës kur ka parë furgonin e strip klubit ku punon vajza, ish-banori ka shkuar me vrap.

Jori e ka filmuar këtë moment ku shihet Kristi duke shkuar tek furgoni e duke treguar se nuk e ka harruar bjonden që i mbeti fiksim.