Jori Delli postoi një video të Kristit tek makina e “Maria Bonita”-s, ish-banori zbulon si qëndron e vërteta!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë një nga emrat më të përfolur të këtij BBV, një nga finalistët, Kristi. Ai ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme dhe si është përshtatur tani me jetën jashtë dhe që është kthyer në normalitet.

Kur Vëllai i Madh i organizoi Luiz Ejllit festën e beqarisë, Krist Aliaj e shijoi në maksimum. Madje një nga balerinat që ishte e pranishme i dha një puthje në buzë. Pasi mbaroi festa, Luizi i premtoi atij se do ta dërgonte ai te club-i ku ndodhen balerinat që ishin te festa e beqarisë.

Por së fundmi ishte Jori Delli ajo që ka ndarë me fansat e saj një video ku Kristi shfaqet duke hipur te makina e “Maria Bonita Strip Club”. Si qëndron e vërteta e të gjithë kësaj Kristi vendosi ta sqaronte vetë:

Dola nga makina dhe çuditërisht ishte taksia e “Maria Bonita”-s aty, unë se prisja fare as ai shoferi në fillim nuk po shikonte fare, edhe unë kur e pashë më ka ardhur shumë për të qeshur sepse ishte koicidence.

Si kanë qenë këto ditë për Kristin, a kishte bërë ai një parashikim gjatë kohës që ka qenë brenda në shtëpi?

Jo, e dija që ishte bërë nami por jo në këtë shkallë. Tek qytetet më vinte çudi por të shikosh video dhe imazhe është tjetër dhe ta përjestosh është gjë tjetër. Ishte goxha graduale rikthimi në realitet dhe në shoqëri. Mezi po prisnin të më tregonin se çfarë ka ndodhur jashtë. Gjëja e parë që më kanë thënë nga episiodi i sëmundjes që u shkëput çdo gjë nga aty, protestat nuk e dija se ishin me të vërtetë kaq masive. Çfarë më ka pëlqyer, feedback-u që kam marrë nga njerëzit edhe nga vende ku nuk e prisja fare.