AKSIDENT I RËNDË/ Autobusi përplaset me autobotin e naftës, shoferi i autobusit mbetet i bllokuar brenda

Një aksidenti i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Volçisht të Korçës ku një autobus plot me pasagjerë është përplasur fillimisht me një autobot e më pas me një kamion.

Fillimisht autoboti i ka prerë rrugën autobusit dhe janë përplasur, më pas autobusi është goditur edhe nga kamioni duke e bërë copash.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht pa viktima. I vetmi që u dëmtua ishte shoferi i autobusit, ndërsa pasagjerët kanë mundur të shpëtojnë.

Policia në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit.