“Sot në darkë do shpërndahen lekët”/ Politikani i njohur bën deklaratën e fortë për shitblerjen e votës

Arrestimi i Fred Belerit një natë më parë në Himarë me akuzën për shitblerje votash ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Sëfundmi kjo temë është diskutuar edhe në studion e ‘Shqipëria Live’, ndërkohë që politikani Ligoraq Karamelo ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai është shprehur se në zonat nga ku vinte sot pas fushatës do të shpërndaheshin leke.

Karamelo tregon se bëhet fjalë për zonën e Pogradecit dhe Devollit.

Ndërkohë që refuzoi të bënte një kallzim mbi këtë situatë, edhe pse kjo në vetëvete është një vepër penale.

“Sot në mbrëmje ndahen paratë. Unë po vij nga zona e Pogradecit dhe tani jam në Devoll. Le të vej policia.”- tha Ligoraq Karamelo.