Pas videos së fundit ndjekësit janë të bindur se diçka po lind mes Jorit dhe Noizyt (Video)

Jori Delli dhe Noizy prej ditësh po përfliten në rrjetet sociale dhe mediat rozë dhe arsyeja është afrimiteti i tyre.

Pas pamjeve në mes të detit në një jaht dyshja kanë vazhduar me postime të reja me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë postuar një video së bashku. E duhet ta themi, që na sollën versionin më të bukur interpretues të këngës së reperit, “16 bars”.

Për herë të parë Noizy ja lëshoi dikujt karrigen – pikërisht Jorit.

Kaq i është dashur publikut që të “shpërthejnë” në komente duke u shprehur të bindur se mes Jorit dhe Noizy-t po lind dicka…nëse ende nuk ka lindur.

Ndryshe po dyshohet se modelja e njohur mund të jetë protagoniste e videoklipit të ri të reperit.

@joridelli Ja zura karrigen 👑 #noizy #jori #joridelli @Noizy ♬ original sound – ZinjoOfficial