“S’e mbakam mend hiç”, Sania harron premtimin 50-vjeçar mes shoqeve

Pas takimit të parë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, mes dy shoqeve të vjetra Nuries dhe Lahes, ka ardhur momenti që t’iu bashkohet një tjetër prej mikeshave të tyre të gjimnazit. Në klasën e 10 vajzave të dikurshme ka qenë edhe Sania, e cila ka pranuar ftesën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ndërsa përpara saj ekrani shfaq portetet e Nuries dhe Sanies, diçka ia ngacmon kujtesën e cila përpiqet të rrëmojë në 52 vitet e shkuara.

Ardit Gjebrea: Po kush mund të jenë?

Sanie: S’e di. Njërën nga ato…por s’po kujtohem..

Ardit Gjebrea: Kur ke qenë gocë e re…

Sanie: Qyqa! Nuria!

Ardit Gjebrea: Bravo!

Sanie: Nuria!

Ardit Gjebrea: Bravo!

Sanie: Ua!

Ardit Gjebrea: Nuria dhe Lahja.

Sanie: Ua! Ua, Lahja! Sa vite kemi, Ardit, kemi 40 vjet që s’jemi takuar. Eh moj Lahe, moj Lahe. Hë mi Nurie, sa kohë kemi pa u parë…

Ardit Gjebrea: Meqenëse ju i kishit bërë një premtim njëra-tjetrës që pas 50 vitesh do të takoheshit…

Sanie: S’e mbakam mend hiç! Atë po mendoja, thashë që të jetë shoqe e klasës që kemi qenë në shkollë, të paktën do ishim takuar njëherë, në një festë a të kishim pirë një kafe. Por jo, unë me Lahen kam 52 vjet, s’jemi parë./tvklan.al