E quajti fanse, Balina Bodinaku i përgjigjet Arbanës: Nuk mund ta marr seriozisht, ç’më ka thënë jashtë

Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë.

Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë:

“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”Ok edhe një fëmijë do e kuptonte se e kishte për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.

Por nga ana e Balinës nuk mungoi një koment. Nëpërmjet një video në profilin e saj në Instagram, Balina shprehet:

“Në lidhje me komentin e Arbanës, unë personalisht e kam të vështirë ta marr seriozisht, pasi ka qenë vetë Arbana ajo që më ka ftuar për të qenë sërish pjesë e BBV 2, si opinioniste. Kshuqë në rrethana të tjera, mbrëmë do më kishte pasur në stduio. Kështu që qetësohuni, them se ka qenë shaka”, shprhehet Balina.