Qarku Kukës/ Hasi i “Bashkë Fitojmë”, Kukësi i PS, si paraqitet situata në Tropojë

Prej mbrëmjës se djeshme ka nisur numërimi i votave në të gjitha bashkitë e vendit.

Aktualisht numërimi i votave ka përfunduar zyrtarisht në 9 bashki. Në bashkinë Elbasan, Vorë, Kamëz, Pustec, Delvinë, Tepelenë, Dropull, Këlcyrë kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës deri tani ka fituar vetëm një bashki, atë të Pukës.

Albeu.com ju sjell rezultatet kuti pas kutie, ndërsa më poshtë ju informojmë si paraqitet situata në Qarkun Kukës.

Bashkia Tropojë:

Besnik Dushaj (BF) – 3574 vota

Rexhë Byberi (PS) – 3853 vota

Bashkia Has

Miftar Dauti (BF) – 3448 vota

Beqir Mulaj (PS) – 2709 vota

Bashkia Kukës

Abedin Oruçi (PEISH) – 584 vota

Admir Sinamati (BF) – 2506 vota

Afet Gjici (PS) – 2978 vota