Barazim absolut mes PS dhe “Bashkë Fitojmë”, kjo është e vetmja bashki që mund të shkojë drejt balotazhit

Garë e fortë po zhvillohet mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të koalicionit Bashkë Fitojmë në Bashkinë e Kuçovës.

Teksa janë numëruar 44 qendra votimi nga 65, Kreshnik Hajdari nga PS ka marrë 47.55% të votave, në një barazim absolut me kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi.

Të dy kandidatët kanë nga 4499 vota sipas KQZ.

Ndërkohë që kandidati i Partisë Demokratike, Ilirjan Koxhaj, ka amrrë 4.9% të votave, ose 464 vota.

Gara pritet të jetë e fortë mes dy kandidatëve të PS dhe Bashkë Fitojmë, ku fituesi do të përcaktohet në kutinë e fundit sipas projeksioneve.