Nis numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Tiranë, ja kush kryeson

Në Bashkinë e Tiranës ka nisur numërimi i votave për Këshillin Bashkiak.

Deri më tani janë numëruar votat në 2 qendra votimi nga 941 në total.

Mandatet për Këshillin Bashkiak i kryeson Partia Socialiste me 31 mandate, i dyti radhitet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 16 mandate.

Partia Demokratike e Alibeajt ka marrë 5 mandate, ndërsa Nisma Thurje ka marrë deri më tani 2 mandate.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 1 mandat për Këshillin Bashkiak.

Partia Socialdemokrate ka marrë deri më tani 3 mandate për Këshillin Bashkiak.