Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Fisnik Qosja ka marrë revanshin në numërimin e kutive të votimit të qytetit të Kavajës.
Siç raporton gazetari i SYRI TV, Fisnik Qosja mësohet se është 600 vota përpara kandidatit të Edi Ramës, Redian Krali.
Procesi i numërimit në Kavajë ka pasur ndërprerje të vazhdueshme gjatë ditës së sotme, por duket se gjatë pasdites dhe mbrëmjes numërimi ka ecur.
Fillimisht në Kavajë janë numëruar kutitë e zonave rurale, ndërsa tani po numërohen kutitë e votimit të qytetit të Kavajës.