Kush e qëlloi policin në Tiranë? Vjen reagimi i parë zyrtar

Një efektiv polici është plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë.

I plagosuri është Sh. H. 47 vjeç, punonjës policie në sistemin e burgjeve. Paraprakisht, sipas njoftimit zyrtar të policisë dyshohet se efektivi është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.