Lot dhe dhimbje! Nëna shkon në karrocë në funeralin e vajzës që e vrau i ati

Tefta Malaj, nëna e Xhesikës, 16-vjeçares së vrarë me thikë nga babai i saj Taulant Malaj natën mes 6 dhe 7 majit në Itali, u largua për disa orë në mëngjes nga spitali për varrimin e vajzës.

Gruaja e plagosur, por që i mbijetoi goditjeve të të shoqit, i cili vrau edhe një fqinj, mbërriti në kishë e shtyrë me karrocë dhe e rrethuar nga familjarët.

“Dashuria për nënën tënde të shtyu të mbroheshe me trupin tënd dhe si Jezusi e dhatë jetën për të, nga dashuria“. Fjalë, lot dhe dhimbje. Nëna mbijetoi falë ndërhyrjes së vajzës së saj që u përpoq ta mbronte.

“E dashur heroinë e vogël, sa i ngjan Jezusit në atë gjest tënd. Sot je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë. Rinia jote tani ka lulëzuar përgjithmonë në parajsë” tha prifti për vajzën që dha jetën për nënën.

Në fund të varrimit, një kortezh i vogël i përbërë nga nxënës dhe miq të 16-vjeçares shoqëroi arkivolin përpara gjimnazit, shkruan ANSA.