Humbi jetën në Suedi, familjarët e Laurentit kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri

Më datë 8 maj, vetëm para pak ditësh një i ri shqiptar ka mbetur i vrare në Suedi. Nuk dihet shumë për rrethanat e ngjarjes, por ajo që redaksia jonë ka arritur të mësojë është se autorët janë bashkëmoshatarë të viktimës, Laurent Spaho, vetëm 20 vjeç.

Pavarësisht kësaj, familjarët e vi ktimës, kërkojnë ta sjellin trupin në Korçë, aty ku Spaho ka lindur dhe ka një pjesë të madhe të të afërmve të tyre. Siç dihet, ky është një mision shumë i kushtueshëm dhe një pjesë e madhe e familjeve nuk kanë aftësinë ta përballojnë.

Kështu ndodh edhe me familjen Spaho, e cila përmes medias sonë i kërkon ndihmë të gjithë shqiptarëve për plotësuar një shumë prej rreth 30 mijë eurosh, në mënyrë që trupi i Laurentit, i larguar nga atdheu për një jetë më të mirë, por me një fund tragjik, të prehet në tokën e tij.

Për të ndihmuar në këtë është hapur një llogari në “Go Fund Me” nga halla e Laurentit, Sonila Ceno, e cila kërkon që të gjithë shqiptarët të ndihmojnë prindërit e viktimës në këtë mision të fundit ndaj djalit të tyre.

“Përshëndetje, unë quhem Sonila dhe po mbledh fonde për shpenzimet funeralit të nipit tim. Ju lutemi të na ndihmoni ta kalojmë këtë moment të vështirë. Është shumë e vështirë për familjen time, sepse nuk mund t’i përballojnë shpenzimet.

Babai i djalit quhet Alket Spaho, nr.tel: 0695797798