E RËNDË/ Hidhet nga kati i pestë i pallatit, vdes 52-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotmë në Tiranë ku një shtetas i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 52-vjeçari me ininciale G.C, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit të tij, në zonën e Brrylit.

Fatkeqësisht,52-vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2023, te Brryli, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi G. C., 52 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.