U mbyt duke ngrënë ushqim, humb jetën 21-vjeçarja në Kosovë

Një 21 vjeçare ka humbur jetën, pasi është mbytur me ushqim. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Shtëpinë e Fëmijëve në Shtime, Kosovë.

Ndonëse e reja është dërguar në spitalin e Ferizajt, nuk ka mundur dot të mbijetojë. Mjekët konfirmuan vdekjen e saj, duke bërë me dije se 21 vjeçarja është mbytur me ushqim

“Më datën 15.05.2023, rreth orës 19:30, Policia e Stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se D.S. (F/K) 21 vjeçe, paciente nga Shtëpia e Fëmijëve në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj.

Dyshohet se është ngufatur gjatë ngrënies së ushqimit.”, njpfton Policia