“Menaxhim skandaloz i KQZ”/ Celibashi i përgjigjet deklaratës së kryeministrit Rama

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë publike rezultatet në lidhje me zgjedhjet e “14 Majit”.

Celibashi u pyet nga gazetarja Esiona Konomi në lidhje me deklaratën e Ramës i cili pas përfundimit të votimit u shpreh se gjithçka shkoi mirë përveç menaxhimit skandaloz të KQZ.

Kryekomisioneri tha se nuk ka asnjë koment për këtë deklaratë.

“Më lejoni t’ju them që nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit” tha shkurtimisht ai.