“Si ndihesh që…”, Arian Çani provokon kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës

Fisnik Qosja, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë është fitues i zgjedhjeve për bashkinë Kavajë.

Kavaja bëhet kështu e vetmja bashki në Shqipërinë e mesme që fitohet nga BF.

Nisur nga kjo, gazetari Arjan Çani e pyeti kryebashkiakun e ardhshëm se si ndihet që jeton në një ishull rrethuar nga ngjyra mavi, referuar të gjitha bashkive të fituara nga socialistët.

“M’u duk sikur ishte det mavi gjithandej. Mendoj se duhet të jetë gjë e bukur shumë kjo; ti je tek pull në mes të oqeanit. Do kesh dallgë, krokodilë që do dalin, peshq të mëdhenj”, tha Çani.

“Si kavajas që jam dhe rebel që jam do i bëj ballë të gjithë këtyre krokodilëve dhe këtyre dhëmbëve me kavajasit pranë vetes”, u përgjigj Qosja.