Ku shkuan lekët e Instagramit? Luiz Ejlli “thyen heshtjen”: Takova babain e Jurgenës, me Marion dhe Jonin s’flisja ka 2 vite

Luiz Ejlli ishte banori më i përfolur dhe më i ndjekuri në rrjetet sociale gjatë sezonit të dytë të Big Brother Vip. Tashmë që format përfundoi dhe ai u shpall fitues, kurioziteti i ndjekësve vijon të jetë akoma dhe më i madh.

Një ndër pyetjet për të cilët shqiptarët kanë pyetur veten, si dhe është trajtuar me dhjetëra erë nëpër studio televizive është fakti se ku kanë shkuar lekët e fituara nga “Instagrami” i mbyllur. Këngëtari u shpreh se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt, pra la të nënkuptohet se fitimet i ka marrë vetë ai.

“Gjithçka është me fatura, çdo gjë është bër nga biznese të ndryshme dhe është e faturuar. Unë i kam parë, e di sa janë dhe e janë në duar të sigurta për momentin”, tha ai.

Ndër të tjera Luizi pohoi se është takuar me babain e Jurgenës dhe se u ndje u ndje keq për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur famijes së Jurgenës, nga komentet e shumta që janë bërë rreth saj në media.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vrer dhe me bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.

Ai ka sqaruar edhe marrëdhënien me Meridianin, për të cilin tha se e njeh vetëm si fytyrë. Ai gjithashtu deklaroi se dy shokët, Mario dhe Joni, nuk janë miqtë e tij më të mirë, pasi para se të hynte në BBVIP, kishte 2 vite pa i takuar.

“Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të totë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt. Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur”, tha Luizi për emisionin “Shqipëria Live”