Vrau me sëpatë kunatën në Elbasan, flet gruaja e autorit

Bashkëshortja e 58-vjeçarit Tefik Tashi që vrau me sëpatë kunatën në Elbasan, njëkohësisht motra e viktimës tha për mediat se konflikti ishte i papritur.

Ajo tregoi se bashkëshorti i saj, me të cilin ishte martuar prej dy vjetësh, ishte nxehur me viktimën se nuk i kishte hapur telefonin.

“E shau një herë keq, kishte pirë, u zunë dhe që aty e mori inat. Kërkoj drejtësi, të dënohet deri në fund se e ka hak.

Konflikti ishte i papritur, punë telefoni pse nuk e hapi, ishte nxehur keq, erdhi nga puna”, tregoi ajo.