“Pse nuk e hapi telefonin”- Burri i vrau motrën, bashkëshortja tregon konfliktet: Një dite ishte i pirë, e shau keq dhe…

Gruaja e Refik Tashit, autorit të vrasjes së kunatës së tij ka treguar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se motra e saj nuk ja hapi telefonin.

Për gazetarët gruaja tregon se edhe më parë kanë pasur konflikte. Ajo tregoi një rast kur bashkëshorti i saj ishte dehur dhe e shau keq kunatën, motrën e saj.

Ndërkohë nëna e dy motrave ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë konflikt. “ E di ai pse e vrau, na lini rehat o njerëz”, tha e moshuara.

Gruaja e Refik Tashit: Ishte nxehur se pse nuk ja hapi telefonin.

Pyetje: Pse duhet t’ja hapë telefonin kunata kur ju jeni bashkëshortja?

Gruaja e Refik Tashit: Unë nuk kisha telefon, isha bashkë me motrën dhe ai mori motrën, kaq

Unë jetoj me bashkëshortin. Ishim të dyja te ara. Ky ishte shkaku, ishte nxehur se pse nuk e hapi telefonin

Pyetje: A ka pasur debate më parë?

Gruaja e Refik Tashit: Ziheshin kështu për gjëra koti. Sherre për punët e shtëpisë. E shau një herë keq, ishte pirë një ditë. U zunë dhe që aty motra e mori inat.

Pyetje: Ku ishit?

Gruaja e Refik Tashit: Të dyja aty ishim

Pyetje: Nuk tentuat ta ndalonit?

Gruaja e Refik Tashit: Po ku mbaheshe ai, ishte i fortë, nuk e mbanim dot