Video/ Plas sherri në Disneyland, dy familjet zihen keq për një foto

Momente të pabesueshme ndodhën në Disneyland kur anëtarët e dy familjeve u konfliktuan për një foto. Ngjarja ka ndodhur përpara një tabele të ngritur në park se kush do të ishte i pari që do të fotografohej.

Siç shihet në video, grushtet, britmat dhe ofendimet ishin të pranishme derisa më në fund punonjësit e Disneyland dhe njerëzit e sigurisë i ndanë.

Policia lokale tha se një person u plagos gjatë përleshjes, por askush nuk u akuzua. Dënimi i vetëm i shpallur është se dy prej personave të përfshirë në përleshje u ndalua të hynin sërish në Disneyland dhe do të përballen me arrestim nëse provojnë.