Erdogan ‘shuplakë’ Perëndimit, merr vendimin e pazakontë ndaj Rusisë: Kemi nevojë për njëra-tjetrën, nuk…

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli ditën e sotme për raportin me Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putin.

Në një intervistë për “CNN“, Erdogan u shpreh se raporti me Rusinë është mjaft i mirë pavarësisht qëndrimeve të shumë vendeve të botës, veçanërisht atyre europiane.

“Ne nuk jemi në një pikë ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet e Perëndimit. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë”, u shpreh ai.

Erdogan nënvizoi se Turqia dhe Rusia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo sektor dhe fushë.

Ndryshe nga Presidenti turk, lideri i opozitës dhe rivali i tij në zgjedhje, Kemal Kilicdaroglu ka një retorikë të ashpër kundrejt Rusisë, e cila sipas tij po ndërhyn dhe po ndikon në zgjedhjet presidenciale turke.

“Të dashur miq rusë, ju qëndroni pas montazheve, komploteve, përmbajtjeve të thella false dhe kasetave që u ekspozuan në këtë vend dje. Nëse doni vazhdimin e miqësisë sonë pas 15 majit, hiqni duart nga shteti turk”, u shpreh Kilicdaroglu disa ditë më parë.

Ai premtoi se raporti i tij me Rusinë dhe presidentin rus nuk do të ketë për bazë qëndrimin e Presidentit Erdogan, por do të rregullojë marrëdhëniet e Ankarasë me Moskën, duke pasur prioritet raportin shtetëror dhe institucional para atij personal.

Kilicdaroglu u zotua se do të përmirësojë mardhëniet e Turqisë me Perëndimin pas disa viteve jo fort bashkëpunuese.