Sa zbriti nga makina, “Pastori Belg” i ngul dhëmbët keq burrit në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, më datën 16 të muajit prill. Një qytetar është kafshuar nga një qen i racës “Pastor Belg”.

Në video shihet qartë që qytetari sulmohet nga qeni sapo ai zbret nga makina e tij.

Qeni racës “Pastor Belg” i ka kafshuar dhe shqyer këmbën qytetarit, teksa në një moment shihet që një person tjetër ndërhyn për të shpëtuar qytetarin nga sulmi makabër.

Personi që ndihmon qytetarin, neutralizon qenin dhe e largon nga vendi ku ndodhi sulmi.

Më pas në pamje, duket që qytetari, me plagë të shkaktuar nga qeni, ecën me vështirësi dhe i drejtohet automjetit të tij dhe ikën nga vendi i ngjarjes.