U arrestua për vjedhjen e një tapeti, Jani Rustemi ndërron jetë në QSUT

Ka ndërruar jetë 27-vjeçari, Jani Rrustemi, i cili ka qenë në koma në QSUT pasi u arrestua nga forcat e Komisariatit Nr.2.

I riu u arrestua më 12 Prill 2023 për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.

Por 5 ditë më vonë, më 17 Prill, Jani Rustemi u dërgua në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë.

E ëma e të riut, Pranver Rustemi denoncoi për herë të parë në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus rasti, duke thënë se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion.

Ajo tha se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje./tvklan.al