Aksident tragjik/ Makina përplaset me kamionin, një i vdekur e tre të plagosur, zbardhen detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjakovë-Prizren, në Kosovë.

Sipas informacioneve nga policia e Kosovës një automjet në të cilin lëviznin 4 persona është përplasur më një kamion në afërsi të fshatit Fshaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 71-vjeçare, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur personat e tjerë që ndodheshin në autoveturë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

“Rreth orë 13:15 në fshatin Fshaj në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni, ku janë lënduar katër persona, e një prej tyre ka ndërruar jetë”, është shprehur Elezaj.