Aksident i frikshëm/ Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me autobusin

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të diele në Qafë Thanë. Burime paraprake për Klan News bëjnë të ditur se në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë Benz. Nga përplasja automjeti është përfshirë nga flakët.

Gjithnjë sipas të dhënave të Klan News, nga ngjarja mësohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 3 persona, shoferi i Benz-it dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të.

Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe gjendja shëndetësore e tyre momentalisht nuk dihet.

Sa i përket autobusit, nuk dihet ende sa persona kishte në të, megjithatë nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale./tvklan.al