EMRI/ Po kthehej në shtëpi por u përplas me pemën, ky është shqiptari që humbi jetën në Itali

Një aksident i rëndë është regjistruar në Castelnuovo di Bergonovo në Itali.

Një makinë që drejtohej nga një shqiptar, është përplasur me një pemë. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shoferi, Dritan Mera, 43-vjeç.

Shqiptari pasi kaloi mbrëmjen me shokët në një lokal në zonë, kur po kthehej në shtëpi pranë familjes, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trungun e një peme.

Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara, teksa trupi i tij pa shenja jete është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Përplasja rezultoi fatale dhe mjekët e kanë pasur të pamundur të mbajnë në jetë shqiptarin.