Del foto/ Ky është Habib Rexha i cili vrau sot në Kavajë Arian Gosën në shenjë hakmarrje për vëllain

Personi që shihni në foto është Habib Rexha, 31-vjeçari që vrau sot në sy të babait të tij Arian Gosën në Kavajë.

Rexha me një pistoletë shkoi në lokalin ku Ariani po pinte kafe me babain e tij dhe e qëlloi me pistoletë në kokë.

Më pas Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Arsyeja se përse Rexha vrau Gosën është hakmarrja, pasi dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe të dy mbetën të vrarë./noa.al