Aksident i rëndë ‘benz-i’ përplaset ‘kokë më kokë’ me motorin, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll. Një makinë tip “Benz” është përplasur me një motomjet. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës.

Ndërkohë shoferi i “Benz-it” është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.