“6 orë punë dhe pagë 1000 Euro”, sipërmarrësja: Kushtet e italianit për të punuar

Sipërmarrësja Migena Kamberi ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në “Good Moorning Albanians”, për të folur rreth largimit të shqiptarëve jashtë shtetit për arsye më të mira punësimi. Ajo u shpreh se vetë nuk mendon të largohet nga vendi.

Si sipërmarrëse ajo ka treguar se has vështirësi në gjetjen e punonjësve pasi shumica duan të largohen jashtë shtetit. Migena tregoi gjithashtu se gjithnjë e më shumë të huaj po vijnë për të punuar në Shqipëri, pasi këtu u duken qiratë më të lira.

Ajo zbuloi për Euronews Albania edhe kushtet që një italian kishte për të filluar punë në kompaninë e saj, janë kushte që shqiptarët nuk i kërkojnë.

“Sipas italianit, shtëpitë me qira në Tiranë ishin shumë të lira, pasi në qendrën e Milanos qiratë janë shumë më shtrenjtë. Ai më kërkoi që të punonte 6 orë, gjë që ne në Shqipëri, duam që punonjësit të jenë në punë minimalisht 8 orë, ndërsa çdo orë tjetër është ekstra. Këto ishin kërkesat e tij dhe për punën që do bënte më kërkoi 1000 euro neto”,-tha sipërmarrësja.