“Më falni se nuk jam mësuar”, mbrojtësin kuqezi e kapin emocionet gjatë konferencës (Video)

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë, mbrojtësi kuqezi Mario Mitaj dhe Taulant Seferi kanë folur në lidhje me këtë sfidë.

Mitaj nuk ka mundur të përfundojë fjalët e tij pasi e kapën emocionet.

“Është krenari kjo thirrje nga Silvinhio, dhe presionin që kam ndjerë, lojtarët dhe trajneri më kanë ndihmuar që të largohet presioni. Më falni, më falni, sepse nuk flas shumë nëpër intervista.

Më falni pak se nuk jam mësuar. Oh fu*king hell”, deklaroi Mitaj teksa konferenca për shtyp u ndërpre menjëherë./abcnews.al