E rëndë! Vritet shqiptari në Athinë

Një 23 vjecar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës.

Bëhet fjalë për Koco Myftarin.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga një thikë.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën.
vijon