“Jep dorëheqje, je rrezik për paqen”- Pas tensioneve në Veri, këshilltarja lokale e BE-së kërkon largimin e Josep Borrell: Europa duhet të qëndrojë me Kosovën!

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës pas rrëmbimit të 3 policëve nga pala serbe.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schneeberger i ka kërkuar dorëheqjen Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell për situatën e tensionuar mes Kosovës e Serbisë.

“Zoti @JosepBorrellF

Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët. Mirupafshim, Josep

Evropa duhet të qëndrojë me #Kosovën dhe të mbrojë demokracinë tonë”, ka shkruar ajo.